Report TV - Skandali me dosjet e fshehura, Hazizaj:Kjo sjell mohim të së drejtës

2017-10-24 0

Zabtimi i reformës në drejtësi dhe krijimi i institucioneve të reja si gjykata e antikorrupsionit dhe byroja kombëtare e hetimit, vonohen nga politika. Është ky konstatimi i juristit Sokol Hazizaj i cili në një intervistë për Report Tv shpjegon se shqipëria ka tashmë ligje por ato nuk zbatohen.

?Edhe produkti tjetër siç është byroja ose krijimi i gjykatave anti-korrupsionit, ndryshimi i profilit të Gjykatës së krimeve të rënda, duhet domosdoshmërisht të kishte filluar nga veprimtaria e tyre. Ligjet bëhen të mira, bëhen të shpejta, ndonëse edhe pa u lexuar në pjesën më të madhe të kohës së tyre. Efekti i zbatimit të ligjit është për të mos thënë në nivelin zero, është i poseduar nga politika, ndërkohë politika ndonëse e miraton vetë në kuvend ligjin del penguese e saj, padyshim do jemi në situata të tilla ku ligji ka hyrë në fuqi dhe institucionet nuk janë krijuar?, u shpreh juristi Hazizaj.

Ndalur tek zbatimi në terren i procesit të njohur si Vettingu Hazizaj sqaron se ka skepticizëm nëse do të ketë apo jo rezultate të shpejta.

?Institucionet që do bëjën verifikimin, pra do ketë probleme për tu plotësuar ende nuk kanë filluar, kjo është vonesë ligjore dhe kjo më bën të kem bindjen që ky proces edhe në muajin shtator, pse jo edhe dhjetorin, por do të zërë janarin e vitit 2018?, theksoi Hazizaj.

Free Traffic Exchange