Shëngjergj, investime edhe në fshat - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke filluar nga kjo e enjte 220 nxënës të njësisë administrative të Shëngjergjit, kanë në dispozicion tre fusha të reja sportive. Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, investimet e zonave rurale, nuk kanë asnjë dallim nga ato të shkollave të tjera në qendër të Tiranës. ?Aktualisht po punojmë në të 191 shkollat e Tiranës. Ajo që është speciale për shkollën këtu në Shëngjergj, në fshatin Verri, është se është një shkollë që i shërben një krahine të tërë, me 220 nxënës, pra janë 220 familje që marrin shërbime nga kjo shkollë dhe si kurrë më parë kemi një ambient sportiv të denjë për çdo shkollë edhe në mes të bllokut në qendër të Tiranës, me fushë futbolli, volejbolli, basketbolli, me pistë atletike, me sallat e zhveshjes dhe me të gjitha nevojat bazike për orët e mësimit, dhe për të gjithë ata që duan të merren me sport?. Veliaj theksoi se këto terrene sportive nuk do të funksionojnë vetëm gjatë orëve të paradites, por do të përdoren edhe pasdite si dhe gjatë ditëve të pushimit. ?Dua të inkurajoj komunitetin që ta konsiderojë këtë një hapësirë të tyren mbas mbarimit të orës së mësimit, të jenë ata që e frekuentojnë dhe që kalojnë kohë. Çdo fëmijë, çdo i ri që heqim nga bilardot, nga bingo-t, nga kazinoja dhe kafet, është një jetë e fituar dhe e dobishme, jo vetëm për këtë komunitet, por për të gjithë Tiranën e madhe. Dua të inkurajoj qytetarët e zonës së Shëngjergjit që ta shfrytëzojnë këtë hapësirë mundësisht edhe 24h në 24, për t?u siguruar që çdo fëmijë, pavarësisht nëse ka lindur në Shëngjergj apo nëse ka lindur në bllok, të ketë njësoj akses në cilësinë që ofron shërbimi i Bashkisë së Tiranës?. Veliaj tha se këtë vit do të vazhdojë faza e dytë e Parkut Olimpik, me pishinat olimpike, e terrenet sportive.