TIRANË- Ndërtoi një bar-kafe pa leje në rrugën Muhamet Gjollesha, arrestohet oficeri i krimeve të rënda Roland Skënderi si dhe një inspektori i bashkisë Shyqyri Gega.
Gjithashtu Policia e Shtetit ka shkarkuar nga detyra edhe shefin e komisariatit nr.2 Ylli Doda. Masat janë marrë gjatë mbrëmjes së djeshme nga Policia, ku gjatë kontrollit surprizë, është vënë në pranga oficeri Roland Skënderi I cili po ndërtonte një lokal pa leje.
Inspektorati i Bashkisë kishte marrë njoftim për këtë ndërtim, por nuk kishte lajmëruar Policinë, por vetëm kishte pezulluar punimet me letra, ndërkohë që në terren oficeri I krimeve të rënda në Komisariatin nr.2 vijonte punimet.
Kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë lajmëruar Policinë, ku më pas u zbulua se personi që po ndërtonte pa leje ishte një oficer i krimeve të rënda.