Report TV - Ekskluzive/ Gjyqtarët duhet të shesin bizneset, ndryshe ikin

2017-10-24 0

Me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë dhe veprimin e ligjit të Vetingut, në shtator të këtij viti, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të heqin dorë nga bizneset e tyre dhe veprimtaritë e tjera fitimprurëse, në të kundërt përjashtohen nga sistemi i drejtësisë.

Gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do t?i mbijetojnë skenarit të trefishtë të Vetingut për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale, duhet të shesin aksionet në shoqëritë fitimprurëse si dhe të mos ushtrojnë asnjë lloji ndikimi mbi kompanitë private.

Bizneset janë identifikuar nga ekspertët dhe ILDKPKI si një nga format më të përhapura dhe të aplikuara nga prokurorët dhe gjyqtarët për të pastruar, kamufluar dhe justifikuar paratë e korrupsionit.

Për rrjedhojë, misionet ndërkombëtare që asistojnë autoritetet shqiptare për hartimin, miratimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, propozuan kufizimin e aktiviteteve fitimprurëse të njerëzve të drejtësisë.