Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria greke ka publikuar në numrin e fundit të Gazetës Zyrtare hartat dhe koordinatat gjeografike të zonave ku do të kryhen kërkime për hidrokarbure.
Në vendimin e nënshkruar nga Ministri i Energjisë, Jorgos Stathakis, janë bashkangjitur hartat e zonave detare në ishullin e Kretës, si dhe në afërsi të ishullit të Korfuzit.
Zona që përfshin detin Jon gjendet në hapësirën midis pjesës veriore të ishullit të Cefalonias dhe pjesës perëndimore të ishullit të Korfuzit.
Më herët këtë muaj, qeveria greke shpalli tenderin përkatës.
Deri tani, janë dy subjektet që kanë shprehur interesimin e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/greqi-publikohet-harta-per-kerkime-ne-detin-jon/