Report TV - Regjistrimi i bizneseve, në 7 muaj mbi 10 mijë sipërmarrje të reja

2017-10-24 0

Gjatë 7 mujorit të këtij viti pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit janë regjistruar 10 645 biznese ose 19% më pak krahasuar me te njëjtën periudhë të 2016.

Sipas këtyre statistikave, gjatë 7 mujorit të vitit të kaluar numri i bizneseve të reja ishte 13 197.

Edhe pse numri i bizneseve që hapen është i konsiderueshëm, numri i kërkesave për mbyllje aktiviteti në krahasim me një vit më parë ka rënë rreth 52%.

Sipas statistikave të QKB, numri i çregjistrimeve për 7 mujorin e këtij viti llogaritet të jetë 2163 biznese, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë ky numër ishte 4558.

Shumë biznese të cilat kishin detyrime të papaguara ndaj administratës tatimore, kanë bërë kërkesë për t?i mbyllur, ndërkohë që janë hapur nën emra të tjerë.

Aktualisht në të gjithë vendin janë funksionale dhe në shërbim të biznesit 33 zyra të QKB-së, të përqendruara në qytetet kryesore, ku dhe numri i
bizneseve është më i madh.

Vetëm një vit më parë Qendra Kombëtare e Biznesit nisi ofrimin e shërbimeve në mënyrë të përmbledhur, duke reduktuar burokracinë dhe kostot e biznesit.
Reforma për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Shqipëri pritet të përfundojë plotësisht në fund të vitit 2017.