Report TV - Rrugicat e ngushta mes pallateve pengesë për shërbimin zjarrfikës

2017-10-24 2

Rrugicat dhe hyrjet e ngushta mes pallateve në Tiranë, vështirësojnë punën e zjarrfikësve në menaxhimin e rasteve të zjarrit në banesa dhe biznese.

Rruga ?Ibrahim Hasmeta? është vetëm një nga këto rrugica, ku Report Tv pa nga afër kushtet që lejojnë shërbimin zjarrfikës për të vepruar shpejt dhe në kohë.

Banorët shprehen se makinat e zjarrfikëses e kanë të pamundur të kalojnë në këtë rrugë të ngushtë dhe të prishur, e cila fillimisht ka qenë kalim vetëm për këmbësorët.

?Do digjemi si minjtë, këtu zjarrfikëset nuk kalojnë, kjo ka qenë rrugë këmbësorësh, tani është bërë për makinat. E vetmja shpresë që kemi është që të mos bie zjarri?, shprehen banorët.

Rrugët e ngushta, trafiku i rënduar, ndërtimet pa kriter dhe mungesa e korsive të emergjencave janë disa nga problemet që has shërbimi i zjarrfikëses. Veçanërisht në Tiranë procesi i urbanizimit ka sjellë ngushtim të hapësirave publike që ndikojnë edhe në shërbimet e emegjencave, një proces ky thuajse i pandershëm edhe në të ardhmen.

Free Traffic Exchange