http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne 26 gusht kryeministrat e rajonit do te mblidhen ne Shqipëri per te diskutuar sfidat ne lidhje me integrimin ne Bashkimin Europian dhe bashkëpunimin mes vendeve tona. Takimi do te nise ne orën 9:00 te mëngjesit te se shtunës ne Durrës, ne ambientet e vilave qeveritare. Pjese e tij do te jete edhe komisioneri per zgjerimin Johannes Hahn si dhe nënkryetari i Bankës Boterore per Europen dhe Azine Qendrore Siril Miler. Takimi zhvillohet ne kuadër te procesit te Berlinit dhe kryeministrat janë mbledhur disa here, por kjo është hera e pare qe takimi zhvillohet ne Shqipëri. Ky takim shënon vizitën e pare ne Shqipëri per kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryeministren e Serbisë Ana Bernabic. Mbledhja e shefave te qeverive te rajonit vjen pas Samitit te Triestes, i cili u mbajt ne 12 korrik. Ne kete samit u theksua mbështetja e BE-së për vijimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, dhe palët konfirmuan angazhimin e përbashkët për të afruar më tej vendet e rajonit me Be, nëpërmjet nismave të reja konkrete si ?Zona Ekonomike Rajonale? dhe Traktati i Komunitetit të Transportit.