Ditët e shenjta të Abaz Aliut - Mijëra pelegrinë festojnë në malin e Tomorrit

2017-10-24 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mijëra vizitorë nga vendi, Kosova e Maqedonia ndodhen në Tomorr prej datës 19 gusht, kur mali kthehet në qendër pelegrinazhi për ditët e shenjta të Abaz Aliut. Pelegrinëve iu duhet të bëjnë një rrugë të vështirë, por duket se asgjë nuk i pengon ata, pasi edhe këtë vit, mali ka qenë plot me njerëz.
Në Teqenë e Abaz Aliut, në Malin Tomorr gjatë këtyre ditëve kryhen ritet fetare të besimtarëve bektashinj, të cilët janë lutur për shëndet, mirësi për familjet e tyre. Peligrinët janë shprehur se për të disatin vit ngjiten në malin e shenjtë duke u bërë pjesë e festës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mijera-pelegrine-festojne-ne-malin-e-tomorrit/