http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse mendohej se ngërçit politik në Kosovë i kishte ardhur fundi, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, ka bërë një deklaratë pesimiste për formimin e institucioneve. Gjatë një konference për media, Haradinaj njoftoi se me shumë mundësi edhe seanca e të enjtes mund të shtyhet. Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për 61 deputetët që duhen për qeverinë. ?Ekziston mundësia reale që edhe nesër të mos jemi gati për të filluar. Jemi në konsulta me gjitha palët që janë për formimin e institucioneve. Jemi në drejtim të mirë. Këto konsulta nuk po bëhet fjalë vetëm për 61 deputetë, arsyeja është pse po shkojnë në këtë rrugëtim që një qeveri gjithëpërfshirëse t?ju bëjë ballë temave të rëndësishme te vendit.? Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, njoftoi pak ditë më parë se qeveria Haradinaj e ka shumicën në Kuvend dhe nuk do të ketë nevojë për mandatar të dytë. Por, nga ana tjetër, edhe pse dukej se AKR-ja do të hynte në qeveri me koalicionin PAN, nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, përmes një statusi në Facebook njoftoi se pas një mbledhjeje, AKR-ja ka vendosur që të mos hyjë në koalicion me fituesit e zgjedhjeve. Lidhur me këtë, Haradinaj u shpreh se është në konsulta të vazhdueshme me të gjithë të interesuarit që duan dalje nga kriza institucionale, madje edhe me AKR-në e Behgjet Pacollit. ?Besoj do të gjejmë zgjidhje. Nëse Pacolli nuk i bashkohet PAN-it, ai ka thënë se qëllimi ynë është vetëm për qeveri gjithëpërfshirëse dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për një të ardhme.? Deklarata pesimiste e Kandidatit për kryeministër të Kosovës, vjen vetëm disa orë pas përfundimit të afatit ligjor për regjistrimin e partive politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në 22 tetor. Janë 35 parti politike, një koalicion, 30 nisma qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur, që do të përballen në konkurrencën për të marrë pushtetin në 38 komuna të Kosovës.