Shkodër, tritol në derën e shtëpisë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shpërthim eksplozivi tronditi banorët e lagjes ?Skenderbeg? në qytetin e Shkodrës mëngjesin e se mërkurës. Tritoli shpërtheu rreth orës 4:00 në pallatin 2-katesh, tek dera e jashtme e banesës së 58-vjeçarit Rrok Pepaj. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme material. Në kohën e shpërthimit familja Pepaj ishte në gjumë. Eksplozivi ka dëmtuar lehtë derën e jashtme dhe tavanin e korridorit të banesës së ish-policit 58-vjeçar. Ai është marrë në pyetje, por ka deklaruar se nuk ka konflikte se asnjë person. Brumet bëjnë me dije se eksplozivi mund të jetë një hakmarrje e mundshme ndaj 58-vjeçarit, pasi ai ka qenë i dënuar më parë. Nga informacionet e policisë, mësohet Rrok Pepaj ka qenë i dënuar me 5 vite burg, pasi ishte njëri nga 4 personat e arrestuar në 2005 për transport eksplozivi nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë. Ai është liruar në vitin 2010.