Deri më tani jemi mësuar që muzikën bashkëkohore shqipe ta shijojmë në sheshet dhe sallat më në zë të qyteteve tona.
Këtë fundjavë, një event krejt i pazakontë na fton të thyejmë rutinën, për t?u bërë pjesë e një festivali unik, i cili bën bashkë kantautorë origjinalë, trashëgiminë kulturore dhe natyrën mbresëlënëse të një prej perlave të natyrës shqiptare.
Të shtunën, 26 gusht, në Parkun Kombëtar të Thethit do të zhvillohet edicioni i parë i ?Zâ Festival - Muzikë dhe rrëfenja nën hijen e malit?. Përtej muzikës origjinale, Zâ Fest premton t?i japë ?zâ? edhe disa copëzave të trashëgimisë kulturore të zonës së Thethit dhe më gjerë, nga të gjitha krahinat e Alpeve Shqiptare.
Zâ Fest kthen vëmendjen te kjo perlë e natyrës, duke sjellë për publikun muzikë origjinale dhe rrëfenjat e paraardhësve, me sfond peizazhe përrallore, në gjirin e mikpritjes tradicionale shqiptare.