Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kalaja dhe qyteza antike e Pecës në Kukës prej 12 mijë metrash katrorë pritet të rehabilitohet, si një atraksion që mund të shërbejë jo vetëm si pjesë e trashgimisë kulturore, por edhe për zhvillimin e turizmit në një nga zonat më të varfra të vendit.
Kështu, Bashkia e Kukësit së bashku me Institutin e Arkeologjisë, po zbatojnë projektin për rehabilitimin e sajtit.
Bashkim Shehu: ?Studimet e kryera në kalanë e Pecës kanë treguar se vetë emri i Kukës ka zanafillën nga kjo kala . Është fjala për zbulimin e një mbishkrimi i cili daton rreth 1600 vite përpara nesh, i cili ka të stampuar emrin e vjetër të Kukësit. Natyrisht jeta këtu ka filluar shumë herët dhe tregon për rëndësisnë e madhe që ka pasur si qendër e zhvillimit të qytetar si edhe është një ndër pikat më të rëndësishme që është integruar në sistemin e të mbretërisë Dardane. Rreth saj kemi shumë monumente kulture.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/kukes-nis-rivitalizimi-i-kalase-antike-te-peces/