Report TV - Bluza e qëndisur e Sabiha Kasimatit në Ditën Europiane të Viktimave

2017-10-24 1

Një bluzë e qëndisur nga duart e Sabiha Kasimatit është ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Nazizmit e të Stalinizimit. 23 gushti është shpallur si dita që dënon do formë të totalitarizmit nga Parlamenti Evropian.

Me këtë rast Muzeu Historik Kombëtar ka çelur një ekspozitë ku përveç bluzës së Sabiha Kasmiatit janë ekspozuar edhe disa objekte të tjera të viktimave të terrorit nazistit e komunizmit stalinist shqiptar. Të bëjnë përshtypje veshjet e shpuara nga plumbat të masakrës gjermane të Borovës në vitin 1943, ku nazistët gjermanë i mblodhën në një shtëpi e i pushkatuan pothuajse të gjithë burrat e djemtë e kij fshati.