Report TV - Ekskluzive/Bizneset e çuditshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve

2017-10-24 46

Gjyqtarët dhe prokurorët posedojnë biznese, që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme vjetore në raport me pagat dhe shpërblimet e tyre, duke i dhënë drejtësisë shqiptare natyrën e një korporate.

Njerëzit të cilët paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të dhënë drejtësi, për të luftuar krimin dhe korrupsionin, rezultojnë me karburante, pallate, lokale, terrene sportive, zyra noterie, pemtore, vreshta, ferma, parukeri, klinika dentare etj., kryesisht në emër të bashkëshorteve, bashkëshortit, bashkëjetuesve dhe fëmijëve.

Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, rezulton se së bashku me djalin e saj, Kirjald Hajdari, katër vite më parë, ka lidhur një kontratë për një pallat 10-katësh, i ndërtuar mbi një truall me sipërfaqe 890 m2. Nuk ka të dhëna mbi vlerën e kontratës dhe vendin e ndërtesës, por në vitet e fundit, ish-bashkëshortja e Azem Hajdarit dhe djali i saj, kanë nisur të shesin apartamente. Fatmira Hajdari dhe djali i saj kanë marrë edhe një ambient me qira pranë Qytetit Studenti me sipërfaqe 280 m2.

Free Traffic Exchange