Report TV - Qeveria e re në "duart" e Metës të dielën prezantohet struktura

2017-10-24 0

Ditën e diel shqiptarët do të njihen më një strukturë të re qeverisëse e cila do të ketë më pak ministri, pas bashkimit të disa prej tyre mes njëra-tjetrës.

Edi Rama dhe Niko Peleshi në cilësinë e kryetarit të grupit të punës për reformën në administratë do të prezantojnë të dielën përpara asamblesë socialiste formatin e qeverisë së re.

Burime nga grupi i punës bëjnë me dije se skeleti i qeverisë së re është në përfundim dhe se disa ministri do të shkrihen në një duke i rishpërndarë përgjegjësitë.

Kështu, Ekonomia mund të bashkohet me energjetikën siç ishte gjatë qeverisë Berisha, ndërsa Ministria e Pushtetit Vendor mund të jetë bashkë me atë të Zhvillimit Urban.

Free Traffic Exchange