Report TV - Festa në malin e Tomorrit, Baba Mondi uron besimtarët bektashinj

2017-10-24 0

Festa e Abaz Aliut ka mbledhur edhe këtë vit me qindra pelegrinë në malin e Lartë të Tomorrit, në Berat. Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës.

Ditën e sotme, në festën e shenjë të bëktashinjve mori pjesë edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, si dhe ambasadorë. Ndërkohë, mes qindra pelegrinëve, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi, uroi dhe bekoi besimtarët.

?Ky rit tradicional e ka kthyer në qendrën e rëndësishme të familjes, faljes, thirrjes, mëshirës, afrimit të shpirtave tanë me krijuesit, ku ne pajtohemi me veten, me njëri tjetrin dhe marrim më shumë shpresë, dashuri për paqe mirësi. Jeta e Abaz Aliut është një model për çdo besimtar, për çdo ndjekës të udhës së ndritur Haxhi Bektash Veliut?, u shpreh Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj.

Free Traffic Exchange