Report TV - Tusha: Zjarret të qëllimshme, situata në kontroll

2017-10-24 1

Por, drejtori i zjarrfikëses në Mirditë, Gjergj Tusha në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se deri në mbrëmje do të fiken të gjitha vatrat e zjarrit, pasi në ndihmë ka ardhur edhe një helikopter.

Sipas tij, nuk ka dëme në banesa, pasi zjarrfikëset dhe forcat e ushtrisë janë përballuar me situatën, ndërsa deklaroi se zjarret jane te qellimshme.

?Në orët e para sot në mëngjes e gjithë zona në Orosh ishte e përfshirë nga flakët, ndërsa ndihmohej edhe nga era. Kërkuam ndihmë te Gjenerali i ushtrisë për të na vendosur në dispozicion disa zjarrfikëse dhe 70 ushtarë të FA nga Tirana. Situata po shkon drejt përmirësimit.

Zona është e thellë, në vendin e ngjarjes janë tre zjarrfikëse me një autobot uji që na furnizon nga Rrësheni se aty nuk ka as ujë. Në zonë po operon edhe helikopteri. Me përjashtim të dy-tre vatrave deklarojmë situata është e qetë.

Malësia e Oroshit ka shumë ditë që është në flakë, nuk kemi pasur dëme në njerëz, ka vetëm dëme në pyje dhe kullota. Kemi mbi 8 ditë që jemi në terren në cdo vatër zjarri.

Të gjitha zjarret në Orosh janë me qëllim, për këtë jam i bindur, nuk ka zjarre nga pakujdesia, por të qëllimshme? deklaroi ai për Report Tv.

Free Traffic Exchange