Një shans për të legalizuar objektet në zonat e mbrojtura

2017-10-24 5

Qeveria ka vendosur që tu japë një shans legalizimit të objekteve të cilat deri më sot ligji nuk i lejonte të merrnin lejen. Ndryshimet i lajmëroi në një konferencë për shtyp kreu i ALUIZNI-t Artan Lame.
?Përmbyllja tërësore e procesit të legalizimeve dhe gjetja e zgjidhjeve ligjore për objektet për të cilat legjislacioni aktual nuk lejon legalizimin. Për këto arsye jemi duke përgatitur një bllok ndryshimesh dhe përmirësimesh ligjore si dhe përmirësimesh përkatëse për t?i dhënë udhë këtyre problematikave komplekse?.
Nga 323 mijë ndërtime të paligjshme, vetëm 160 mund të përfitojnë legalizim me ligjin aktual. Për këtë arsye qeveria do të bëjë ndryshime në mënyrë që të kenë mundësi të përfitojnë edhe disa nga 170 mijë aplikimet e tjera të cilët pretendojnë të kenë të drejtën e pronësisë. Por jo të gjitha do të marrin një zgjidhje. Aktualisht është duke u punuar mbi një draft i cili do të bëjë kategorizimet e objekteve që do të legalizohen. Këto Lame i nënvizoi si sfida të mandatit të dytë, i cili do të sjellë një ristrukturim të të gjitha agjencive që lidhen me çështjen e pronave, si hipotekat, agjencia e trajtimit të pronave dhe ALUIZNI. Rastet e ndërtimeve informale në zonat turistike, zonat e mbrojtura dhe akset kombëtare do të trajtohen rast pas rasti e më pas Agjencia do të bëjë propozimet që duhen rregulluar me ligj.

Free Traffic Exchange