Report TV - Vijon zjarri në Mirditë, banorët: Jemi në rrezik, kërkojmë ndihmë

2017-10-24 2

MIRDITE-Vijon që të jetë aktiv zjarri prej disa ditësh në Orosh, ndërsa në dy ditët e fundit situata ka agravuar dhe flakët po u afrohen banesave.

Zjarri ka rënë në një zonë pyjore shumë afër banesave, të cilat rrezikohen të përfshihen nga flakët.

Banorët shprehen se situata është katastrofike dhe se prej një jave po digjen mijra hektarë me pyje, ndërsa po rrezikohen banesat, kisha dhe varrezat.

Sipas tyre ?zjarrfikëset kanë ardhur shumë me vonesë dhe janë të paktë në numër, banoret janë të pafuqishëm kundër këtyre zjarreve gjigante?.