Mungesa e mjeteve zjarrfikëse është kthyer në shqetësim për banorët e Patosit.
Ata thonë se shpesh po përballen me problematikën e zjarreve, por mungesa e zjarrfikëseve ka bërë që shumë vatra zjarri të përhapen dhe për pasojë të rrezikohet edhe jeta e qytetarëve.
Në ndihmë qytetarëve të Patosit për fikjen e zjarreve ka ardhur zjarrfikësja nga Albetroli ose zjarrfikëse nga qyteti i Fierit.
Sipas Kryebashkiakes së Patosit, Rajmonda Balili, reparti zjarrfikës i Patosit ka një marrëveshje me Albpetrolin, ku në rast zjarri ajo të vihet në dispozicion të menjëhershëm të efektivit.
?Ne kemi filluar të bëjmë kërkesat që herët që kur kemi konstatuar gjendjen e infrastrukturë paefektshme e cila i është transferuar bashkive. Ne i kemi venë në dispozicion një mjet me të cilin lëviz ekipi. Kemi rregulluar këtë marrëdhënie me Albpetrolin i cili ka qen disponibël në të gjitha rastet, por shpenzimet e bazës materiale janë tonat?, tha Balili.
Gjithashtu, edhe drejtori i repartit zjarrfikës në Patos, Alket Halimi, shprehet se në Repart është i domosdoshëm një mjet zjarrfikës për ti shërbyer në kohë komunitetit të Patosit