150 gr tritol me fitil makinës së Naim Qarrit

2017-10-24 69

?Pas krahëve të mi ndodhet automjeti i markës ?Hummer? në pronësi të presidentit të klubit të futbollit të Kamzës, Naim Qarri. Persona të panjohur kanë aktivizuar me fitil zjarrpërcjellës një sasi eksplozivi. Automjeti ka dëmtime të mëdha, por nuk ka persona të lënduar.?

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të hënës në rrugën ?Demokracia?, në Kamëz. Policia ka konstatuar se në krahun e pasagjerit, poshtë makinës, ishte aktivizuar një sasi prej rreth 150 gramësh eksploziv. Autorët sipas policisë kanë përdorur një fitil të shkurtër për të realizuar shpërthimin.

Qarri rrëfeu momentet e shpërthimit, ndërsa thotë se nuk ka konflikte apo dyshime mbi autorësinë.

?Unë ndodhesha në objekt të cilin e kam ndërtuar vetë. Dëgjuam një shpërthim. Kujtuam se ishte shkëndijë elektrike. Dolëm jashtë pamë tym. Unë nuk di se nga se ka ndodhur. Është e habitshme, pasi unë nuk kam asnjë konflikt apo problem as debate me ndonjë njeri.?

Ekspertët kriminalistë dhe hetuesit pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, morën deklarimet e disa dëshmitarëve, të cilët kanë pohuar se nuk kanë parë njeri të lëvizë në momentet para apo pas ngjarjes. Policia po verifikon incidentin në pista që lidhen me ndonjë konflikt të mundshëm ndonëse ai mohoi një mundësi të tillë./Tv Klan