Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia nuk ka ende ndonjë të dyshuar për ngjarjen e një nate me parë në Kamëz ku persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi eksplozivi në automjetin e Presidentit të Klubit të Futbollit të Naim Qarri. Për ngjarjen po hetohet në disa pista një prej te cilave konfliktet në fushën e biznesit apo dhe si president i klubit të futbollit
Tirane- Pavarësisht deklarimeve të presidentit të klubit të futbollit të Kamzës, Naim Qarri se nuk ka asnjë konflikt, policia po heton në disa pista në lidhje me autorët e vendosjes së tritolit mbrëmjen e djeshme në makinën e tij.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se një nga pistat që po hetohet është konfliktet që Qarri mund të ketë patur në fushën e biznesit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/hetimet-tritoli-ne-makine-paralajmerim-per-presidentin-e-kamzes/