Sezoni turistik i Velipojë, duket se pervec ngjarjeve tragjike qe regjistroi, me mbytje te pushuesve ne det, shpërthime te cisternave te gazit, zjarreve masive edhe pranë zonave te mbrojtura, duket se od te mbyllet ne mnyre me te shëmtuar.
Asnje nga lokalet ne Velipojë nuk do të lejohet te ushtroje muzike live, ne ambiente të hapura. Kjo ka sjelle edhe nderhyrjen e policisë së shtetit në Velipoje prej 3 netesh ku nuk është lejuar që të luhet muzikë në disa prej lokaleve ne këtë plazh. Kjo ka sjelle edhe reagimin e kengetarit te njohur Frederik Ndoci, i cili përballe kërkesave të shumta për të kenderuar jashte vendit, ka zgjedhur velipojen dhe turistët e kesaj zone per të kaluar në këtë sezon veror.
Nje reagim që terhoqi edhe vemendjen e mbarë mediave dhe portaleve të ndryshme ne lidhje me presionin që është berë ndaj këtij kengetari pranë lokalit ku ai ka kënduar që prej gjysmës së korrikut dhe deri në 21 Gusht, ku askush nuk është lejuar në Velipojë që të ushtrojë muzikë në lokale të hapura, duke hedhur poshtë edhe udhezimin e Keshillit të ministrave për lejimin e muzikës deri në orën 23 apo gjatë fundjavës në orën 24:00. Megjithatë në lidhje me sjelljen ndaj këngetarit Frederik Ndoci të policisë së shtetit ka reaguar edhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër e cila në rrjetin social facebook:
Në lidhje me një lajm të pavërtetë e shumë qesharak që po qarkullon se gjoja Voltana Ademi paska futur policinë e shtetit për të nxjerrë artistin Frederik Ndocin nga lokali ku kendonte, dua të sqaroj publikun dhe jo ata që shkruajnë, se ata që shkruajnë e dijnë se po e bëjnë ?shumë mire? gabim punën e tyre . Sa mirë do të ishte sikur të kishim kaq shumë ?mbështetjen? e policisë së shtetit!! Velipoja do të kishte shumë më shumë hapsira publke për plazh, më pak informalitet dhe më shumë siguri. Jeni dëshmitarë për kërkesat e përsëritura qe i kemi derguar policisë dhe insitucioneve përgjegjëse për ndërhyrje dhe bashkëpunim për çështje të rëndësishme dhe askush nuk nderhyri.
Realisht, Bashkia ka shumë më shumë punë serioze se sa të merret me gënjeshtra në drejtim të saj. Burime pranë inspektoriatit të mjedisit në Shkodër, bejne me dije se shkak për këtë veprim janë bere ankesat e shumta të pushuesve në plazhin e Velipojes, te cilet kane denoncuar muziken live ne lokalet e natës në velipoje, edhe ne adrese te Kryeministrit Rama, cka ka detyruar edhe policinë e shtetit të nderhyje ne shume lokale në këtë pikë turistike, duke cenuar jo vetem imazhin e kesaj pike turistike, por edhe irritimin e vete pushuesve