Report TV - Vonesë në linjën Brindisi- Vlorë trageti ankorohet 3 orë pas orarit

2017-10-24 2

Sërish vonesë në linjën e tragetit Brindisi- Vlorë, ku këtë herë trageti i cili duhet të mbërrinte në portin e Vlorës në orën 7:30 ka mbërritur tre orë me vonesë.

Qytetarët të cilët përdorin këtë linjë për të udhëtuar nga shteti fqinj drejtë Shqipërisë dhe anasjelltas shprehen se janë detyruar të flenë në dyshemetë e tragetit.

Gjithashtu udhëtarët kanë shprehur ankesa edhe për sa i përket kushteve të ofruara nga kjo kompania e cila e ka këtë linjë trageti, duke thënë se kushtet janë skandaloze.

?Pritje deri në 12 orë për udhëtim dhe një shpejtësi ku edhe me not ecën më shpejt?, shprehet një prej qytetarëve.

Free Traffic Exchange