http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pushuesit e shumtë që kanë zgjedhur Velipojën për të kaluar disa ditë në brezin ranor, në vend të parkut, dhe pemëve, sot kanë parë flakë. Në panik dhe për shkak të tymit, ata janë detyruar të braktisin plazhin. Në vendngjarje janë nisur menjëherë forcat zjarrfikëse, por vetëm me një mjet për fikjen e zjarrit. Mendohet se zjarri që ka dëmtuar më shumë se 80 hektarë pyje të jetë i qëllimshëm, por ende nuk është identifikuar asnjë nga autorët e kësaj zjarrvënieje. Policia është ende duke hetuar për zbulimin e tyre. Situata kritike është edhe në një tjetër zonë turistike. Voskopoja është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës e reshjet e pakta të shiut të rëna gjatë natës, nuk kanë ndihmuar në shuarjen e tyre. Dëmet janë të mëdha. Rreth 1000 hektarë u dogjët nga zjarri i fuqishëm që angazhoi gjatë gjithë natës jo vetëm zjarrfikësit, punonjës të bashkisë e të pyjores, forca ushtarake, por edhe banorë të zonës, kanë punuar duke mbajtur nën kontroll vatrat e fshehura të zjarrit. Andon Falo, një prej banorëve të zonës ka kaluar natën duke asistuar në lokalizmin e flakëve. I prekur nga gjendja në të cilën ndodhet Pylli i Peltekut, ai thotë se bimësia dhe ajri i pastër janë elementet që tërheqin më së shumti banorët në këtë zonë. Ndonëse u ngrit alarmi se zjarret janë të qëllimshme, policia ende nuk ka asnjë të dyshuar apo të shoqëruar për këtë situatë. Policia thotë se zjarri i rënë është i rastësishëm.