report TV - KLSH: AKU nuk garanton sigurinë ushqimore në vend

2017-10-24 0

Kontrolli i Lartë i Shtetit pas përfundimit të auditimit jep alarmin se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk garanton sigurinë ushqimore në vend.

KLSH raporton se nga auditimi u konstatuan shkelje dhe parregullsi të cilat kanë cenuar sigurinë ushqimore dhe për pasojë jetën ekonomike dhe sociale në vend, me një ndikim të rëndësishëm në uljen e besimit të konsumatorëve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit paraqet disa probleme ligjore, mungesë inspektorësh të kualifikuar, lëvizje të shumta të drejtorëve, në qendër dhe rajonal, një pjesë pa përvojën e duhur dhe probleme me marrjet e mostrave nga importet

KLSH kritikon mënyrën sesi funksionon vetë AKU. Sipas saj, ky organizëm e zhvillon aktivitetin e tij pa rregullore të brendshme dhe pa u mbikëqyrur nga bordi përkatës.

Gjithashtu, KLSH thotë se edhe ligji për ushqimin është i paqartë, pasi nuk përcakton elementët e sigurisë.

Free Traffic Exchange