Digjen pyjet e Voskopojës, zjarri i qëllimshëm

2017-10-24 0

Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet e Voskopojës pak kilometra larg fshatit turistik. Zjarri i cili ka nisur rreth orës 13.30 të së dielës është favorizuar edhe nga era. Terreni i vështirë malor ka kushtëzuar edhe ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Nuk mungojnë as shpërthimet e fishekëve të hedhur në zonë.

Për përgjegjësin e shërbimit zjarrfikës dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm.

Mbrëmjen e së dielës zjarrfikësit janë përballur me dy zjarre të fuqishëm, njëri në Gjerbës të Mallakastrës dhe tjetri në qafën e Lalarit.

Ky i fundit ka marrë përmasa të mëdha dhe situata është jashtë kontrollit. Gjatë fundjavës zjarre ka pasur edhe në Gjirokastër dhe Përrenjas./Tv Klan