Report TV siguron videon e incidentit që ndodhi ditën e zgjedhjeve të 25 qershorit në Shëngjin të Lezhës, ku u dhunua militanti i LSI-së, Florian Dushku, pranë qendrës së votimit.
Lidhur me këtë ngjarje policia e Lezhës ka shpallur prej 25 qershorit në kërkim tre persona, Samuel Ndokën, Damian Ndokën dhe Gentian Markun.
Samuel dhe Danjan Ndoka janë të afërt të ish- deputetit të PS, Arben Ndoka.
Pamje janë filmuar nga një kamera sigurie e një biznesi aty pranë, ku Florian Dushku, personi i veshur me këmishë të bardhë është duke qëndruar në këmbë kur në drejtim të tij vijnë agresorët.
Ata e godasin direkt me grushte, ndërsa përleshja merr të tjera përmasa pasi përfshihen disa persona, për t?i ndarë palët.
Autorët kanë edhe pistoletë dhe me qytën e saj godasin Florian Dushkun, eksponent i LSI-së, ndërkohë që qëllojnë edhe në ajër.
Përleshja zgjat disa minuta, ndërsa më pas agresorët largohen në drejtim të rrugës ku kanë parkuar makinën.
Policia në vendin e ngjarjes gjeti edhe gëzhoja të cilat i sekuestroi, ndërsa ende nuk ka rënë në gjurmët e agresorëve.