Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banesat në zonën e Farkës në Tiranë por dhe në Orosh të Mirditës kanë qenë në rrezik këtë të dielë nga flakët.
Menjëherë pas marrjes së informacionit prej Emergjencave Civile helikopterët e kompanisë Viva kanë nisur operacionin për vënien në kontroll të situatës.
Fillimisht është raportuar për zjarret e rëna në Farkë të Tiranës. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke iu afruar zonave të banuara.
Fatmirësisht, ndërhyrja ka qenë në kohë, ndërsa stafi i Viva me një eksperiencë të gjatë në operacione të vështira, brenda një ore ka arritur të kufizojë sipërfaqen e përfshirë nga flakët, për të mos lejuar përparimin e mëtejshëm drejt shtëpive.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/zjarret-rrezikojne-banesat-viva-nderhyjne-ne-mirdite-dhe-orosh/