Gjykata e Elbasanit caktoi këtë të dielë masën e sigurisë ?arrest me burg? për ish- deputetin socialist Hamit Kosta. Ai u denoncua tri ditë më parë nga ish- bashkëjetuesja e tij Elda Tabaku 38 vjeçe për kanosje me armë.
Pas kallëzimit të kësaj të fundit, policia arrestoi ish- deputetin, të cilit i gjeti në automjetin e tij edhe një pistoletë.
Pasi u njoh me provat e grumbulluara, prokurori i çështjes kërkoi caktimin e masën e sigurisë arrest me burg ish- deputetin Kosta i akuzuar për ?kanosje? e ?armëmbajtjes pa leje?.
Gjatë marrjes në pyetje Hamit Kosta nuk i ka pranuar akuzat dhe gjithçka sipas tij është shpifje.
Pasi dëgjoi palët gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit duke vendosur të lërë në burg, ish- anëtarin e parlamentit në legjislaturën 2005- 2009.
Pas një bashkëjetese rreth 10-vjeçare, Hamit Kosta dhe Elda Tabaku i kanë dhënë fund marrëdhënies. Nga kjo bashkëjetesë ata kanë dy vajza.
Tv Klan