Zbulohet anija amerikane “USS Indianapolis” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kanë kaluar 72 vjet nga zhdukja e ?USS Indianapolis? e cila u përplas nga një nëndetëse japoneze në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Një ekip studiuesish të udhëhequr nga Microsoft, zbuluan mbetjet e saj të premten ne rreth 5.400 metra thellësi. Zbulimi mbyll kapitullin e një prej fatkeqësive më tragjike në historinë detare të SHBA-se.

Studiuesit shprehen se gjetja e Indianopolis do të jetë një vend për të nderuar 1,196 marinarët e anijes. Sipas marinës Amerikane, vetëm 316 mbijetuan, ndërsa 22 prej tyre janë gjallë edhe sot. Indianapolis u mbyt brenda 12 minutave, duke e bërë të pamundur dërgimin e sinjalit të shpëtimit. Para sulmit nga nëndetësja japoneze, më 30 korrik të vitit 1945, ajo sapo kishte përfunduar një mision secret për dërgimin e pjesëve të bombës atomike të përdorur në Hiroshimë që solli fundin e luftës në Paqësor.