Sarandë-Një 50- vjeçar është vrarë në gjatë orëve të vona të natës në qytezën bregdetare të Ksamilit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së mbrëmshme, ku 50- vjeçarit Vangjel Çiko, i është bërë një atentat në oborrin e shtëpisë së tij, si pasojë e të cilit ka humbur edhe jetën.
50- vjeçari mësohet se ka qenë brenda automjetit të tij tip "Mercedez-Benz", në momentin kur është qëlluar.
Blutë e qytetit bregdetar ka ngritur postblloqe në disa rrugë, ku ka kryer kontroll të automjeteve, janë duke punuar për të identifikuar dhe kapur autorët e vrasjes.