Kërkohej prej 4 vitesh nga Italia pasi ishte përfshirë në grabitje me armë e dhunë ndaj disa familjeve, arrestohet në Tiranë ku kishte filluar një tjetër jetë por këtë herë si trafikant droge.
Pamjet që shihni i përkasin arrestimit të Athanas Xhuvelit 23-vjeçarit nga Vlora por me banim në Tiranë në lagjen ?5 Maji?.
Por si u arrestua Xhuveli?
Ka qenë një kontroll rutinë i policisë rrugore dhe postbllokut të komisariatit numër 4 që pak ditë më parë ka shoqëruar atë për drejtim motori pa dokumente.
Pas verifikimeve të mëtejshme dhe gjurmëve të gishtave ka rezultuar se i riu ishte person i rrezikshëm dhe me precedent penal, ku po ashtu nga Interpol kishte një urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar nga gjykata e Aquilas në Itali.
Athanas Xhuveli është mbajtur në vëzhgim dhe mbrëmjen e djeshme është ndërhyrë në banesën e tij ku është prangosur dhe sekuestruar si prova material 1 armë pistoletë, peshore elektronike, 275 gr kanabisi, maskë e zezë, motor pa letra si dhe doreza metalike.
Ndaj të riut po kryhen hetime pasi ai dyshohet se është i përfshirë dhe në një sërë krimesh të ndodhur në këtë zonë por dhe në lagje të Tiranës si grabitja me armë dhe vjedhje pronash.
Të hënën Athanas Xhuveli do të dalë para gjykatës penale për tu njohur me masën e sigurisë arrest me burg, akuzën e armbajtës dhe kërkesën me qëllim ekstradimi drejt Italisë