ITALI-Policia italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare ka bllokuar në ujërat e saj një gomone me kanabis, të nisur nga grykëderdhja e Vjosës, ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarë.
Dy skafistët shqiptarë që ishin në bordin e gomones janë L.R. 34 vjeç dhe H.D. 23 vjeç.
Skafistët manovra në det, hodhën kanabisin
Gjatë ndjekjes dy trafikantët u përpoqën t'i shmangeshin disa herë patrulluesve dhe forcave policore që i ndiqnin duke kryer manovra të rrezikshme në det, por në fund u arrestuan.
Para se të ndaloheshin dy trafikantët hodhën lëndën narkotike në det, e cila po rikuperohet, ndërsa deri tani janë rikuperuar rreth 600 kg kanabis.