Situata e zjarreve është përkeqësuar gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, ku numri i vatrave të zjarrit është rritur.
Në territorin e vendit tonë, sipas Emergjencave Civile, për fikjen e këtyre vatrave janë angazhuar 70 punonjës zjarrfikës, 15 automjete zjarrfikëse, 70 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, mbi 40 punonjës të Pyjores e të bashkive, dhjetëra qytetarë vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.
Më problematike shfaqet situata në Shkodër ku në fshatin Theth, ku nuk ka qenë e mundur të ndërhyhet për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë në qarkun e Korçës janë shënuar disa vatra zjarri.
Gjithashtu Emergjencat Civile përsërisin thirrjet ndaj qytetarëve, që në rast të konstatimit të një zjarri të telefonojnë në numrat e emergjencave, 112, 129, 128.