Një operacion i policisë së Tiranës ka çuar në pranga një 23- vjeçar, i cili ishte ishte i dënuar në Itali me dhjetë vite burg për veprën penale ?Grabitje dhe dëmtim?.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, blutë e kryeqytetit kanë arrestuat Athanas Xhuvelin, të cilit gjatë kontrollit të banesës që e kishte marrë me qera, i janë sekuestruar 273.8 gramë kanabis dhe një pistoletë e tipit ?Beretta?, kalibër 9 mm.
Arrestimit i Xhuvelit është realizuar në rrugën ?5 Maj?, ku ai drejtonte një motor të markës ?Kymco?, për të cilin nuk posedonte leje drejtimi.
23- vjeçari akuzohet për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".