Vidhnin karburantin e mjeteve të gazsjellësit TAP, arrestohen 3 roje

2017-09-29 86

29/09/2017

Në kuadër të operacionit të koduar “Diezel 3”, policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë tre roje të një shoqërie private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike, pasi akuzohen për shpërdorim detyre në kohë të ndryshme. Sipas policisë, 3 personat e arrestuar kanë vjedhur karburant në mjetet e gazsjellësit TAP.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit:

-Marinel Demçe, 33 vjeç, banues në Shtyllë-Korçë;

-Semi Llomi, 23 vjeç, banues në Dvoran-Korçë;

Armand Bregu, 30 vjeç, banues në Dvoran-Korçë, të tre me detyrë punonjës pranë një Shoqërie Private të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike,

Këta shtetas në kohë të ndryshme, kanë abuzuar me detyrën duke vjedhur sasi të konsiderueshme karburanti (naftë) nga depozitat e mjeteve të tonazhit të rëndë në pronësi të një firme të kontaktuar nga gazsjellësi TAP, e cila kryente punime në zonën e fshatit Shtyllë dhe Vithkuq. Sasia e vjedhur e karburantit iu shitej më pas, personave të tjerë prej tyre.

Në kuadër të këtij operacioni filloi gjithashtu procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj shtetasit :

-E.Z, 25 vjeç, banues në Korçë (neni 287/b i Kodit Penal) person i cili duke qenë në dijeni ka marrë prej shtetasve të mësipërm, në vazhdimësi sasinë e karburantit të vjedhur, duke ia u shitur atë personave të tretë me qëllim përfitimi.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një mjet fuoristradë tip “Mitsubishi” si edhe një sasi prej 360 litra naftë, e ndarë në 18 bidonë plastikë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”.

Free Traffic Exchange