Deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili ulet për herë të parë në Kuvend këtë shtator tregon për Report Tv problemet e qarkut që përfaqëson dhe planet e tij për zhvillim.
Teksa tregon për zgjedhjet Balliu thotë se pati raste kur komisionerë të PD-së u shiten. Ne shtator sipas tij, PD do të rikthehet me një grup parlamentar aktiv.
Klevis Balliu deputet i PD-së që do të ulet për herë të parë në Kuvend këtë shtator, tregon për Report Tv problemet e qarkut të Korçës dhe ballafaqimin me qytetarët që e votuan.
?Unë kam marrë 10700 vota. Nuk isha koshient për problemet e Pogradecit, se sa të thella ishin ato. 70% e Pogradecit kërkon të fillojë punë në bashki sepse nuk kanë asnjë mundësi tjetër. Në shumë raste disa persona ndanin të njëjtën punë dhe ndajnë rrogën, Mokra që është mbi 130 metra mbi nivelin e detit është shpallur zonë fushore?, tha Balliu.
Balliu beson se qeveria ?Rama? nuk ka bërë mjaftueshëm për Pogradecin madje nuk ka mbajtur as premtimin për unazën e qytetit.