Kukësi e mbyll me një fitore të pastër 2-0 miqësoren kundër skuadrës modeste nga Struga, Labonishti.
Takimi u zhvillua në stadiumin e qytetit në Strugë, në një ndeshje miqësore kontrolluese ku trajneri Mladen Milinkoviç kishte mundësinë të testonte disa nga elementët e rinj të skuadrës së tij.
Në pjesën e parë, loja kryesisht u zhvillua në mesfushë, pjesë e cila përfundoi me rezultat 0:0. Pjesa e dytë rezultoi disi më e vështirë për Kukësin pasi trajneri serb hodhi në fushë një pjesë të madhe të stolit që kishte në dispozicion.
Verilindorët më shumë rrezikuan portën vendase, por as vendasit nuk e ngritën ?flamurin e bardhë pa luftë?. Të dy ekipet krijuan raste të shumta prej të cilave kampionët e Shqipërisë i shfrytëzuan dy të tilla dhe shënuam fitore të merituar.
Golin e parë e shënoi Gresa, i cili e tundi rrjetën e portierit vendas, pas një depërtimi në zonën vendase dhe Kukësi avancoi 0:1.
Në minutat e fundit të takimit, u akordua një goditje dënimi prej 11 metra, që me sukses e realizoi lojtari i ekipit mysafir Nijaz Lena-që po ashtu është nga Struga dhe këtë sezon ka veshur fanellën e Kukësit duke ngritur rezultatin në 0:2 në favor të verilindorëve, që ishte edhe rezultati përfundimtar.