Report TV - Lezhë, merr zgjidhje problemi i varrezave, Lushi: Zgjidhje për 50 vite

2017-08-19 1

Bashkia Lezhë i ka dhënë zgjidhje problemit të varrezave, të cilat mendohet t?i shërbej qytetarëve të Lezhës për rreth 50 vitet e ardhshme.

Zgjidhja e gjetur është prezantuar gjatë një dëgjese publike me qytetarët. Për kreun e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, kjo zgjidhje vjen në një kohë kur situata është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa ka shtuar se ato do të përmbushin kriteret për një shërbim të tillë.

?Kjo marrëveshje vjen në një kohë që ne e kishim të domosdoshëm pasi e dimë shumë mirë që Lezha ka rreth 20 vende varrimi dhe të gjitha janë në kufijtë e ngopjes. Është një popullsi pothuajse e dy- tre fishuar në 20 vitet e fundit rrethi i Lezhës dhe ka nevoja për këtë lloj ambienti për të ndjerët që ndërrojë jetë?, është shprehur Fran Frrokaj kryetar i Bashkisë Lezhë.

Drejtori i shërbimeve në Bashkinë Lezhë, Ndue Lushi ka prezantuar kriteret që do të përmbush kjo varrezë publike, duke shtuar se ato aktuale janë në pikë kritike.

?Kriteret ligjore dhe teknike më të mira që mund të ketë një varrezë publike në të gjithë Shqipërinë, kjo është shumë funksional është për rreth 50 vjet dhe mund t?i shërbejë edhe rritjes të popullsisë së kësaj popullsie?, tha Drejtor i Shërbimeve Bashkia Lezhe, Ndue Lushi.

Free Traffic Exchange