http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ledina Mandija per 3 muaj ishte numri dy i qeverise Rama, si përfaqësuese e opozitës per te garantuar standardin e zgjedhjeve parlamentare. Ne përfundim te këtij bashkëpunimi qe ndodhi per here te pare ne skenën politike shqiptare, Mandija e vlerëson pozitivisht këtë eksperience.
?Une ndoshta do t?i veja nje note kaluese këtij procesi, duke pare qe nuk eshte bere maksimumi.?
Sipas zëvendëskryeministres tashme te dorëhequr ministrat teknike nuk ia arritën te garantonin te gjitha standardet e zgjedhjeve edhe per shkak te kohës se shkurtër, duke sugjeruar qe ne rast se klasa politike do te pranoje modelin e përfshirjes se opozitës ne qeveri, kjo duhet te ndodhe 6-3 muaj para datës se zgjedhjeve.
?Misioni i ministrave nuk ishte komplet i dështuar. Ndoshta ishte i dështuar per te garantuar totalisht nje proces te lire zgjedhor per votuesit. Por mund te them qe pati nje stopim te përfshirjes dhe intimidimit te administratës per te marre pjese ne fushate elektorale. Por ama nga ana tjetër nuk u be e gjitha per te garantuar votën e lire te qytetareve shqiptare sepse ishte nje kohe tepër e shkurtër.?
Mandija i është kundërpërgjigjur edhe kryeministrit duke sqaruar se raporti përfundimtar per zgjedhjet përfshin vetem fakte te konstatuara gjate fushatës elektorale.
?Fakti qe te dhëna apo raportime apo edhe zhvillime te ndryshme gjate procesit elektoral mund te mos jene te pëlqyeshme nga subjekte te ndryshme elektorale kjo nuk e ben këtë raport te anshëm apo edhe jo legjitim.?
Ledina Mandija sqaron edhe pse nuk u mblodh task forca per te miratuar këtë raport.
?Task forca nuk mund te mblidhej me ne përfundim te procesit zgjedhor persa kohe qe task forca nuk kishte funksione dhe kompetencën per te vendosur ne lidhje me pranimin ose jo te raporteve te ministrave.?
Me përfundimin e raportit per zgjedhjet 7 ministrat teknike e cilësuan te përfunduar detyrën e tyre ne qeverinë Rama dhe paraqiten dorëheqjet, por Ledina Mandija ne respekt te kushtetutës do te vazhdoje te shkoje ne zyre.