Konflikti për një pronë është shkaku i vrasjes së 51 vjeçares Natasha Kazanxhi nga bashkëjetuesi i saj, Tajar Kazanxhi, ngjarje e ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Plug të Lushnjës.
Gruaja humbi jetën në spital nga plagët e marrë pasi u qëllua edhe me sqepar në kokë nga 55 vjecari Tajar Kazanxhi.
Autori e çoi vetë gruan në spital: Jam penduar
Ky i fundit në dëshminë e tij është shprehur i penduar për krimin. Report tv mëson se Tajar Kazanxhi, kishte blerë një pronë në fshatin Plug dhe atë e kishte regjistruar ne emër të bashkëjetueses së tij Natasha Kazanxhi.
Kjo e fundit refuzonte të tjetërsonte pronësinë dhe çifti prej kohësh ishte në debate me njëri-tjetrin.