Të rrethuar me kangjella, tela me gjemba dhe nën ruajtjen e policisë, 30 të mitur kalojnë çdo ditë në ambientin e riedukimit në Kavajë, pasi për drejtësinë ata konsiderohen përgjegjës për krime të kryera.
Nga vrasjet, vjedhjet, grabitjet dhe krimet seksuale janë veprat e konsumuar nga këta të mitur, që sot ndjehen në faj dhe i bëjnë apel bashkëmoshatarëve të mos bëjnë të njëjtin gabim si ta.
ReportTv është ndalur në ambientet e këtij burgu për t?ju sjell nga pranë se si jetohet, cilët janë pasionet e tyre dhe si është një ditë e zakonshme.
Ofiçina mekanikë nuk është puna e vetme e tyre pasi ata kanë fituar zanate në punë me dru, hidraulike dhe elektrike.
Janë miqësorë dhe pranojnë të ndajnë me ne disa momente të aktivitetit sportive në ambientet e riedukimit në Kavajë.
E teksa lëmë ambientet sportive i drejtohemi bibliotekës së IEVP Kavajë, aty ku i mituri nga Saranda që vuan një dënim për armëmbajtje pa leje ka pasion të shkruaj biografinë e një shkrimtari shqiptarë cilido qoftë ai. Në këtë bibliotekë ka një sërë librash, ndërsa sipas tyre deri më tani si ka vizituar asnjë poet apo shkrimtar.