Operacioni - Parku Kombëtar i Thethit në flakë, helikopterët VIVA ndërhyjnë nga ajri

2017-08-18 2

Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Parku Kombëtar i Thethit po rrezikohet nga zjarri i rënë që orës 14:30. Helikiopterët VIVA me kërkesë të Drejtorisë së Emergjencave Civile, po punojnë për shuarjen e flakëve, duke hasur në vështirësi, pasi ka vetëm një vend në fshatin Ndërlysë ku ata mund të marrin ujë. Në total, pilotët e VIVA kanë kryer rreth 19 mijë orë fluturime gjatë misionit të tyre për shuarjen e zjarreve të rëna gjatë verës.
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë Parkun Kombëtar të Thethit që prej orës 14:30 të kësaj të premteje.
Agjencia e Zonave të Mbrojtura ka kërkuar edhe ndihmën e Prefekturës së Shkodrës, për ndërhyrjen nga ajri për izolimin dhe shuarjen e tij, pasi terreni është shumë i vështirë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/parku-kombetar-i-thethit-ne-flake-helikopteret-viva-nderhyjne-nga-ajri/