Një zjarr i fuqishëm ka rënë në kodrat e Levanit në Fier.
Zjarri është afruar pranë rrugës nacionale Fier Vlorë dhe për këtë arsye është bllokuar qarkullimi i makinave, duke krijuar rradhë të gjata kilometrike.
Trafiku në aksin Levan Fier është shumë i ngarkuar.
Zjarri favorizohet edhe nga era e fuqishme duke bërë të pamundur neutralizimin e flakëve që po djegin gjithçka që gjejnë përpara.
Zjarri ka nisur para disa orësh dhe ka djegur parcela të tëra dhe ullinj.
Kanë ardhur në ndihmë edhe FNSH, ushtria dhe po tregohet kujdes që zjarri të mos arrijë në banesat aty pranë.