Një zjarr i fuqishëm ka rënë në kodrat e Levanit në Fier.
Zjarri është afruar pranë rrugës nacionale Fier Vlorë dhe per këtë arsye është bllokuar qarkullimi i makinave.
Trafiku në aksin Levan Fier është shumë i ngarkuar.
Zjarri favorizohet edhe nga era e fuqishme duke bërë të pamundur neutralizimin e flakëve që po djegin gjithçka që gjejnë përpara.
Zjarri ka nisur para disa orësh dhe ka djegur parcela të tëra dhe ullinj.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit që po rrezikon Levanin.