Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook në lidhje me raportin e zgjedhjeve të hartuar nga ministrat teknik.
Raporti mbi zhvillimin e zgjedhjeve ju dorëzua dje kryeministrit Edi Rama, nga zv.kryeministrja teknike, Ledina Mandija.
Kryedemkrati shkruan se raporti i ministrave teknik, është një dëshmi e manipulimit të zgjedhjeve, në të cilat është përdorur çdo metodë, që nga blerja e votave e deri te kërcënimet, ushtrimi i dhunës, aktivizimi i kriminelëve dhe përdorimi i parave të drogës dhe korrupsionit qeveritar.
Sipas Bashës në zgjedhje është përfshirë edhe administrata, si dhe janë përdorur mjete dhe burime publike.
Gjithashtu kryeopozitari shprehet se ministrat teknik u sabotuan në misionin e tyre, pasi u lanë pa fonde dhe pa burime, ku drejtuesit e lartë refuzuan bashkëpunimin dhe nuk ju bindën udhëzimeve të tyre.