Ora News - Qyteti Studenti do kthehet në një nga poliqendrat e Tiranës

2017-08-18 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qyteti Studenti do të jetë një nga zonat ku do të zbatohet projekti policentrik. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj duke inspektuar investimet e nisura në rrugën ?Faik Konica? e cila po shtrohet e gjitha me kalldrëm nënvizoi rëndësinë e realizimit të punimeve nëntokësore.
Erion Veliaj:?Në rrugën ?Faik Konica? kemi ndoshta një nga projektet më të komplikuara të bashkisë sepse ndër vite nuk janë respektuar distancat, nuk është përditësuar rrjeti nëntokësor. Pasi zbuluam që kishim një rrjet totalisht të amortizuar uji, që të parandalojmë në të ardhmen situata si ato që kemi te Astiri, ku ndërtimet janë bërë pa shtuar kapacitetin e rrjetit, kemi bërë një shtesë të rrjetit të prurjeve të ujit, të kanalizimeve, të gjithë rrjetit elektrik, telefonisë dhe internetit?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qytetin-studenti-do-kthehet-ne-nje-nga-poliqendrat-e-tiranes/

Free Traffic Exchange