Report TV - Prokurori që bleu 2 shtëpi e 3 garazhe me paratë e gruas

2017-08-18 16

Disa nga njerëzit e organit të akuzës posedojnë pasuri të paluajtshme të deklaruara dhe para në banka po aq sa gjyqtarët dhe politikanët. Prokurori i Tiranës, Arian Përmeti, vetëm gjatë vitit 2016, ka deklaruar 32 pasuri të paluajtshme, të trashëguar nga babai, duke përfshirë apartamente, dyqane dhe troje.

Ndërsa prokurori Hysen Keta deklaron një shtëpi trekatëshe në Tiranë, me sipërfaqe ndërtimi 60 m2, me vlerë rreth 20 mijë USD. Prokurori thotë se truallin e ka trashëguar nga babai, ndërsa godinën e ka ndërtuar vetë nga viti 1996-2003, me të ardhura nga puna si avokat. Ndërkaq, prokurori Zeqir Hoda, deklaron se gjatë viti të kaluar, djali i tij ka punuar si kamerier.